SPAK ka zbuluar dhjetëra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje e hotele.
Në dosjen e SPAK thuhet se për 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro.
“Për periudhën 22 Dhjetor 2014 deri në 13 Shtator 2022, llogaria nr. 11**** e Monika Kryemadhit është kredituar me 1.108.704 Euro nga të cilat 770.300 Euro janë kredituar nga kompania ‘Agi Rons Shpk’ dhe 338.400 Euro nga shtetasi Tahir Çelmanaj. Shtetasja Monika Kryemadhi ka shpenzuar për të njëjtën periudhë shumën 1.081.098 Euro, nga të cilat rezulton se kanë tepruar në llogari afërsisht 30.000 Euro“
Sipas organit të akuzës, nga Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi nuk është deklaruar në deklaratën e interesave periodike/vjetore të vitit 2018 (e dorezuar në mars 2019) dhe në vazhdim, llogaria e përbashkët që Era Metaj ka me gjyshen, Fatime Kryemadhi, dhe as shuma prej 100.000 Pound që ndodhen në këtë depozitë. Kjo llogari bankare nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave vjetore të interesave private prej subjekteve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi.
Nuk janë deklaruar as 44 mijë paund financuar nga paratë që biznesmeni Tahir Çelmanaj ka blerë apartamentin ish pronë e Fatime Kryemadhit të cilat konsiderohen si produkt i pastruar i veprës penale. E njëjta vlen edhe për shumën prej 11.554 Pound të paguara nga Fatimja për llogari të arsimimit të Bora Metaj.
Është bërë verifikimi i deklaratës së interesave private e periodike/vjetore e subjekteve Monika Kryemadhi, Ilir Metaj dhe personave të lidhur me ta për vitin 2018 e dorëzuar në ILDKP në datën 05 Mars 2019 si dhe deklaratave të tjera pasardhëse ka rezultuar se ata nuk kanë deklaruar shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve, ndërkohë transaksionet tregojnë mijëra euro të shpenzime.
Transaksionet bankare të kryera për shpenzimet e arsimit të Bora, Besar dhe Era Metaj paraqiten të detajuara më poshtë nga SPAK
Në datën 22 Prill 2016, Monika Kryemadhi, shumën 14.315 Euro e konvertuar në 11.650 Pound e cila transferohet në llogarinë e Sherborne School Domus për Besar Metaj.
Në datën 11 Mars 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 3**** shumën 18.400 Euro e konvertuar në 2.290.000 lekë. Keto para kanë shërbyer për pagesa hoteli në Westbury Hotel ne Londër, blerje të ndryshme në Washington si dhe shpenzime të tjera të kryera me kartën e kreditit 411****
Në datën 26 Mars 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 65 **** shumën 17.059 Euro e konvertuar në 14.500 Pound, nga të cilat 14.345 Pound kanë shkuar për pagesë të studimeve të Bora Metaj në Universitetin Exeter.
Në datën 06 Prill 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 65**** shumën 9.605 Euro e konvertuar në 8165 Pound, të cilat kanë shërbyer për pagesën e shkollës Sant Mary’s Scholl të Era Metaj.
Në datën 23 Korrik 2019, Monika Kryemadhi transferon nga llogaria 11 **** shumën prej 23.000 Euro e cila kalon në llogarinë nr.653396 në 20.600 Pound nga të cilat 20.500 Pound kalojnë në llogarinë e Universitetit Exeter si taksë për studenten Bora Metaj.
Në datën 30 Korrik 2019, Monika Kryemadhi transferon nga llogaria 11**** shumën prej 86.000 Euro e cila kalon në llogarinë nr.65**** në 78.432 Pound nga të cilat 15.087 paund kalojnë në datën 10 Tetor 2019, në llogarinë e Sant Mary’s School pagesë për Era Metaj, 18.450 Pound kalojnë në datën 13 Nëntor 2019 në llogarinë e Universitetit Knight Frank për pagesë të arsimit të Besar Metaj, 18.201 Pound kalojnë në datën 04 Janar 2020 në llogarinë e Sant Mary’s Scholl, pagesë për Era Metaj dhe 15.000 Pound kalojnë në datën 30 Prill 2020 po për Sant Mary’Scholl.’
Për periudhën Dhjetor 2014 Dhjetor 2017, llogaria 11*** është kredituar me shumën 519,100 Euro nga të cilat 100,000 Euro janë kredituar nga Tahir Çelmanaj dhe 419,100 Euro janë kredituar nga Agi Kons.
Për të njëjtën periudhë, Monika Kryemadhi ka debituar llogarinë me 432.306 Euro. Në I Janar 2018, llogaria ka patur gjendje 86,800 Euro, duke shpenzuar në këtë mënyrë edhe një pjesë të parave të cilat janë kredituar nga Tahir Çelmanaj. Në debitimin e llogarisë të përmendur më sipër, përfshihet transferimi në llogarinë 653396, i shumës 159,000 Euro. Kjo shumë është konvertuar në 140.000 Pound dhe prej llogarisë 653396 është transferuar në llogarinë 1000123.
Në datën 07 Mars 2021, shuma prej 72.400 Pound i është kthyer kompanisë Agi Kons, për kthim shume lidhur me revokimin e një kontrate shitje, të lidhur në vitin 2016 me shtetasin Xhevdet Braimllari. Në Mars 2023, llogaria nr. 1011*** kishte gjendje shumën 67.590 Pound.
Në vitin 2018, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 11***, shumën 189,500 Euro nga të cilat 44,500 Euro nga Agi Kons dhe 145,000 Euro nga Tahir Çelmanaj si dhe ka patur gjendje në fillim të vitit 2018 shumën 86.800 Euro. Ajo ka shpenzuar nga llogaria 119835 shumën 131.700 Euro. Në fillim të vitit 2019 llogaria 119835 ka mbetur gjendje 144.600 Euro.
Në vitin 2019, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 11***, shumën 137.300 Euro nga të cilat 43.900 Euro nga Agi Kons dhe 93.400 Euro nga Tahir Çelmanaj, si dhe ka patur gjendje në fillim të vitit 2019 shumën 144.600 Euro. Monika Kryemadhi ka shpenzuar për vitin 2019, nga llogaria 11**** shumën 217.313 Euro. Në fillim të vitit 2020, llogaria 11**** ka mbetur gjendje 64.600 Euro. Si konkluzion, Monika Kryemadhi gjatë vitit 2019 ka shpenzuar shumën e kredituar nga Agi Kons, në vlerën 43.900 Euro, shumën 144.600 Euro e mbetur nga viti 2018 (e kredituar nga Tahit Celmanaj në datën 20 Dhjetor 2018) dhe shumën prej 28.800 Euro të mbetur në llogari në fund të vitit 2018, si pjesë e shumës 93.400 Euro e kredituar nga Tahir Çelmanaj në datën 19 Shtator 2019.
Është bërë verifikimi i deklaratës së interesave private e periodike/vjetore e subjekteve Monika Kryemadhi, Ilir Metaj dhe personave të lidhur me ta për vitin 2018 e dorëzuar në ILDKP në datën 05 Mars 2019 si dhe deklaratave të tjera pasardhëse.
Nga verifikimi i deklaratës për periudhën deklaruese Janar – Dhjetor 2018, rezulton se subjektet Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar 13.000 Pound shpenzime për arsimin e vajzës Bora Metaj, të paguara për periudhën Shtator 2018 – Mars 2019, 42.279 paund shpenzime për arsimin e djalin Besar Metaj të paguara për periudhën Janar 2018- Qershor 2019, 12.800 Pound shpenzime të tjera për shkollim Bora së bashku me Besarin dhe 38.600 Pound shpenzime për arsimin e Era Metaj. Në total janë deklaruar shpenzime për arsim 106.679 Pound nga të cilat 26.600 Pound janë paguar nga Fatime Kryemadhi.
Nga transaksionet bankare rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar – Dhjetor 2018 janë shpenzuar 125.484 Pound. Shpenzime të tjera janë 3.758 USD, 474.687 Lekë për akomodim në hotel si dhe 2.417.000 Lekë shpenzime për veshje nga të cilat 373.000 lekë në datën 13 Mars 2018 në dyqanin My Theresa, 698.021 Lekë në datën 30 Shtator 2018 në dyqanin Selfridges dhe 363.470 Lekë në datën 07 Tetor 2018 po në dyqanin Selfridges në Londër (shpenzimet në lekë janë kryer nga llogaria nr. 39*** e Monika Kryemadhit).
Për periudhën deklaruese nuk është bërë deklarimi i shumës 18.800 paund e shpenzuar për arsim të Bora Metaj, si dhe shuma 3.758 USD e paguar për akomodim në hotelin Intercontinental Ëillard në datën 02 Korrik 2018.
Gjithashtu personat nën hetim bashkëshortët Metaj-Kryemadhi nuk kanë deklaruar se kanë kryer shpenzime për akomodim në hotel në vlerën 474.687 Lekë, blerje veshjesh në vlerën 2.417.000 Lekë nga të cilat 373.000 Lekë në datën 13 Mars 2018 në dyqanin MyTheresa, 698.021 Lekë në datën 30 Shtator 2018 në dyqanin Selfridges dhe 363.470 Lekë në datën 07 Tetor 2018 po në dyqanin Selfridges në Londër si dhe financimin e llogarisë bankare nr. 265294, të Fatime Kryemadhit me shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 lekë, transaksion i kryer në datën 16 Korrik 2018.
Nga karta bankare e lidhur me këtë llogari, nga data 16 Korrik 2018 deri në datën 15 Gusht 2018 janë kryer shtatë blerje në vlerën 1.130.000 lekë (në datën 07 Gusht 2018 është shpenzuar shuma 351.054 Lekë) të cilat kanë shkuar për blerje veshjesh në qendrat tregtare Net A Porter dhe Assos në Britani të Madhe.
Transaksionet bankare të kryera për shpenzimet e arsimit të Bora, Besar dhe Era Metaj paraqiten të detajuara më poshtë për vitin 2018
1.05 Janar 2018, nga llogari nr. 82*** në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 604.665 lekë të konvertuara në 3.917 Pound në llogarinë e NIDO ne St.James në Glasgoë.(Student Accommodation)
2. 08 Mars 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.495 Pound për llogari të Sherborne School Domus për Besar Metaj.
3. 12 Maj 2018 nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.302 Pound për llogarite Sherborne School Domus, pagesë fature për Besar Metaj.
4. 12 Maj 2018 nga llogaria nr.65*** në Paund e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për Gabbitas Education Consulting.
5. 19 Maj 2018, nga llogaria nr. 62*** në Pound e Fatime Kryemadhit janë paguar 13.300 Pound per Sant Marry’s School Calne për llogari të Bora Metaj.
6. 02 Korrik 2018, nga llogaria 62*** në Pound e Fatime Kryemadhit, janë paguar 26.600 paund për llogari të St Mary’s School Calne, pagesë fature për Era Metaj.
7. 13 Gusht 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për llogari të Gabbitas Educational Consultan, pagesë fature datë 31 Korrik 2018, register no 2920466, për Besar Metaj.
8. 01 Shtator 2018, nga llogaria nr. 39*** në Lekë e Monika Kryemadhit, janë paguar 432.691 Lekë në dy pagesa; 248.954 Lekë dhe 183.737 Lekë konvertuar në 2.979 Pound, në adresën ëëë.epay.Exeter.Ac.UK. Duke qenë se në vitin 2018, studimet në Universitetin Exeter i ndiqte Bora Metaj, dyshohet se këto pagesa janë bërë për llogari të Borës.
9. 13 Shtator 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.880 Pound për llogari të Cats College Cambridge, pagesë fature për Besar Metaj.
10. 19 Qershor 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.000 Pound për llogari të St Mary’s School, Calne pagesë fature për Era Metaj.
11. 01 Tetor 2018 nga llogaria 83*** në Lekë e Besar Metaj janë paguar 1.777 Pound për University Arms ne Cambridg, pagesë e kryer nga karta e kreditit me nr. 411418*4542. 01 Tetor 2018 nga llogaria nr. 82*** në Lekë e Bora Metaj, janë paguar blerje me kartën 411418*2637-BP3881, shuma 1.498.978,22 Lekë e konvertuar në 10.250 Pound, në llogarinë e https://store.exeter ne Universitet.
12. 02 Tetor 2018 nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 29.784 Pound për llogari të Cambridge Arts & Sciences LTD, pagese për studentin Besar Metaj, referencë nr. CEG08047307 për vitin 2018-2019.
13. Transaksione të kryera për hotel për vitin 2018 nga llogaria bankare nr. 821166 e Bora 02 Korrik 2018, nga llogaria 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 415.230 Lekë e konvertuar në 3.758 USD, shpenzime për llogari të Hotel Intercontinental Williard në Washington. Pagesa është bërë me kartën nr. 411. Kjo llogari ishte kredituar në datën 21 Maj 2018 nga Monika Kryemadhi me shumën 1.155.071 Lekë (9.131 Euro) dhe në datën 16 Korrik 2018 nga Ilir Meta në shumën 456.000 lekë.