BallinaKryesore“Nuk rrimë duarkryq”- Presidentja e KE përmend Rusinë nga Tiranë: Sa herë...

“Nuk rrimë duarkryq”- Presidentja e KE përmend Rusinë nga Tiranë: Sa herë në Ballkanin ka progres drejt integrimit, ata sjellin….

spot_img
spot_img

Ursula Von der Leyen, nga Tirana, e ka cilësuar Rusinë si vend që punon gjithë kohës për të destabilizuar shtetet që zgjedhin Bashkimin Europan.

“Sa herë ka progres drejt integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, janë ata që sjellin në vëmendje konfliktet e vjetra”, tha ajo, duke shtuar se nuk duhet të rrimë më duarkryq, por duhet të jenë më proaktiv.

Ka erëra që fryjnë në drejtime të kundërta, drejt ndasive, nacionalizmit, shtypjes. Rusia ka hyrë në Ukrainë pikërisht për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë në BE. Në Moldavi pamë javën e kaluar se Rusia ka ndërhyre në referendumin  atij vendi për të ardhmen e tyre.

Këto forca po punojnë gjithë kohës për të destabilizuar vende që zgjedhin Europën. Dhe sa herë ka progres drejt integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, janë ata që sjellin në vëmendje konfliktet e vjetra. Ky ëshë realiteti dhe me këtë duhet të përballet brezi juaj i të rinjve evropianë.

Si duhet të reagojë Evropa ndaj këtij realiteti të ri? Duhet të jemi më pro aktiv seç kemi qenë. Të rrime duarkryq nuk është më opsion. Kjo është e vërteta themelore, që duhet ta përdorim. Ose duhet të bëjmë hapa pas ose përpara. Unë e di që brezi juaj këtu në Ballkanin Perëndimor, dëshiron të bëjë hapa përpara”, tha presidentja e KE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular