BallinaSocialeNxorrën babain me probleme mendore, ndryshon përmbaruesi

Nxorrën babain me probleme mendore, ndryshon përmbaruesi

Më 9 shtator emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e qytetarit Ermal Kuburi, i cili pasi u braktis nga bashkëshortja mbeti me djalin e vogël. Tani Ermali po përballet me gjyqet e kujdestarisë, pasi institucionet po përpiqen ta nxjerrin me probleme mendore.

3 muaj pasi iku nga shtëpia, ish-bashkëshortja shfaqet dhe kërkon të takojë fëmijën, por djali i vogël nuk donte të shkonte te nëna pasi th, se ishte dhunuar nga partneri i saj i ri. Pas këtij episodi, fëmija pajiset me urdhër mbrojtjeje nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, por ky dokument nuk përbën problem për zyrën përmbarimore.

Përmbaruesja Erida Ibrahimi, kërkoi ekzekutimin e takimeve me nënën edhe pse fëmija refuzon me ulërima. “Stop” rikthehet në Shërbimin Social në Durrës, ku takohet me përgjegjësin Arlind Vata, emri i të cilit i del në mesazhe si nxitës i plotësimit të formularit në dëm të Ermalit. Zoti Vata tha se është përgjegjësi e punonjëses, e cila ka dhënë dorëheqjen.

Në zyrën përmbarimore Ermali ka mësuar se dosja ka kaluar nga Enida Ibrahimi tek kryetarja e Zyrës Përmbarimore Durrës, Erjola Mustafaj.

Përmbaruesja Erjola Mustafaj: Po! Dosjen e kam unë tuajën, është kaluar nga Enida. Nëse fëmija nuk do të takojë nënën, ne nuk detyrojmë askënd të takojë apo jo. Por ju keni një detyrim ligjor mbi bazën dhe të Kodit Penal, që të na vendosni në dispozicion një adresë të saktë tuajën, ku ne të vijmë të zbatojmë vendimin.

Ermal Kuburi: Adresa ime e saktë është shtëpia ime, që ti ke qenë! Mund ta di arsyen, pse kaloi dosja ime nga Enida tek ty?

Përmbaruesja Erjola Mustafaj: Kaloi nga Enida tek unë për të vetmin fakt, sepse gjatë gjithë kësaj kohe, pala kreditore nuk ka qenë e kënaqur me punën e përmbarueses gjyqësore.

Pas transmetimit të emisionit “Stop” në fakt ka qenë vetë kryetarja e Zyrës Përmbarimore të Durrësit që e ka tërhequr dosjen nga Erinda Ibrahimi, përmbaruesja e mëparshme duke e shpëtuar në vend që të merrte masa./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular