BallinaOP EDPër “sovranistët” e Tiranës që nuk kanë kuptuar vijat e kuqe të...

Për “sovranistët” e Tiranës që nuk kanë kuptuar vijat e kuqe të Brukselit!

spot_img
spot_img

Nga Gentian Gaba
Vetëm një trupë politike pa një bosht strategjik dhe e drejtuar nga verbëria e interesave personale mund të sokëllijë si sovraniste për vite me radhë, e më vonë të kërkojë ndihmën e atyre që ka epitetuar si ndërkombëtarë të korruptuar. Investimi i paprekshëm i BE dhe SHBA në Shqipëri është SPAK. 

Të protestosh për pasojat e Prokurorisë së Posaçme në Olimpin e paprekshmërisë shqiptare, në dyert e atyre që kanë investuar taksat e qytetarëve europianë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe krizave artificiale ciklike, është t’i biesh murit me kokë. Po ashtu përfshirja e dënimit skandaloz dhe joproporcional të deputetit Salianji, me raste që janë nën juridiksionin e SPAK, nuk e ndihmon Ervinin, i cili nuk ka lidhje me akuzat e atyre që kanë konsumuar pushtet për dekada me radhë.

Vija e kuqe e ndërkombëtarëve është SPAK. Për mbrojtjen e të cilit nuk janë gati të futen në tallzet e politikës shqiptare për të mbajtur anë.

Me zgjedhjen e Dumanit, Rama humbi betejën e tij me SHBA për të tredhur SPAK, prandaj ai është i interesuar po aq sa bashkëudhëtarët e tij të tranzicionit për pengimin dhe delegjitimin e tij, pasi si qershia mbi tortën e prishur të politikës së këtyre tre dekadave, ai është në majë të një sistemi të korruptuar, që është në dekikat e tij fundit. 

Rama ka nisur të ndjejë vetminë, aty sipër është cullak në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, që i dinë shumë mirë gjëmat e qeverisjes së tij, po ashtu janë të shqetësuar për depërtimin e krimit të organizuar në zgjedhjet dhe në cënimin e sigurisë së një shteti anëtarë të NATO-s, siç sugjeron rasti Çyrbja. Prandaj komisioni “Xhafaj” u kastrua nga ndërhyrja e SHBA dhe BE. 

Këto të fundit e njohin mirë seriozitetin e aktorëve në lojë, i dinë dhe frikërat dhe qëllimet e pashpallura, të cilat janë transversale.

Madje ishte Brukseli që ngriti shqetësimin për amnistinë e të korruptuarve, të bardhë mbi të zezë në raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke treguar se aty ku po protestojnë sot deputetët, shqetësimi ishte bashkëpunimi i tyre me Ramën, për të liruar të dënuarit nga GJKKO.

Problemi është se një pjesë e mirë e deputetëve e njohin këtë vijë të kuqe, ashtu sikurse e njohin analistët, komentatorët dhe kushdo që ndjek me vëmendje politikën por shumë pak kanë guximin për të artikuluar rrugën e duhur, duke preferuar rrugicat e interesave të ngushta.

Leksioni i këtyre viteve është shumë i thjeshtë, reformim për të marrë mbështetjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, që oferta përballë Ramës të mos jetë “e keqja më e vogël”, duke përsëritur eksperimentet dhe rezultatet e së shkuarës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular