BallinaPolitikeVIDEO/“Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi”, Basha: Çyrbet në parlament me...

VIDEO/“Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi”, Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të Ramës

spot_img
spot_img

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama është arsyeja pse krimi përdor pushtetin.

Ai thotë se Jurgis Çyrbja u zgjodh deputet si në zgjedhjet e 2017-ës, ashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe krimi nuk do të mund ta zgjidhte pa bekimin e Edi Ramës.

Kreu i demokratëve euroatlantikë gjithashtu thotë se përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri. Ndërsa ata opozitarë që sipas tij tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramës duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Dhe si zgjidhje për këtë situatë, Basha sheh vettingun e politikanëve dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pa Edi Ramën, Çyrbet e tij, nga jugu në veri, nuk do ta përdornin dot pushtetin në shërbim të krimit.

Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar lidhjet e kësaj qeverie me krimin dhe nënshtrimin e saj përballë tij, i cili e ka ndihmuar atë të vijë në pushtet.

Jo për herë të parë dalin në dritë fakte për lidhjet midis krimit dhe politikës, si dhe për ndihmën që krimi u ka dhënë në zgjedhje.

Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët.

Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policisë, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit.

Përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur që nga dita e parë e Edi Ramës në krye të saj në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri.

Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular