BallinaEkonomiShoqatat e Bankave Shqipëri-Kosovë, tryezë diskutimi: Open Banking dhe SEPA-pjesë e zhvillimit...

Shoqatat e Bankave Shqipëri-Kosovë, tryezë diskutimi: Open Banking dhe SEPA-pjesë e zhvillimit rajonal në fushën e pagesave

spot_img
spot_img

𝐓𝐫𝐲𝐞𝐳𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢: 𝐎𝐩𝐞𝐧 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐢𝐧𝐠 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐄𝐏𝐀 – 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞
Shoqata Shqiptare e Bankave , në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës , organizuan sot më 17 tetor 2024, një tryezë diskutimi mbi zhvillimet më të fundit në fushën e bankingut digjital dhe sistemet e pagesave në rajon, si pjesë e nismave të përbashkëta që synojnë të përmirësojnë infrastrukturën digjitale dhe përfshirjen financiare. Aktiviteti mblodhi ekspertë dhe përfaqësues të lartë të sektorit bankar dhe Bankës së Shqipërisë, të cilët diskutuam zbatimin e Open Banking dhe procesin SEPA.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse nga përfaqësues të AAB dhe SHBK, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin dhe integrimin e sistemeve të pagesave. Diskutimet u ndanë në dy sesione kryesore.

Në sesionin e parë, pjesëmarrësit u njohën me zbatimin ligjor dhe rregullator të Open Banking në Shqipëri, me një prezantim nga z. Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Në vijim, znj. Irida Huta , Kryetare e Komitetit të Digjitalizimit, Pagesave dhe Kanaleve Alternative në AAB ndau përvojat dhe sfidat e Open Banking në praktikë. Ajo theksoi rëndësinë e edukimit të klientit për sa i përket këtij procesi. Znj. Akile Cernobregu , Kryetare e Komitetit të Pagesave në Shoqatën e Bankave të Kosovës, përshëndeti pjesëmarrësit në takim dhe bëri një prezantim të shkurtër të situatës aktuale të projektit në Kosovë.

Sesioni i dytë u përqendrua te SEPA dhe pagesat e menjëhershme (instant payments), me një prezantim nga znj. Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe të Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, mbi progresin e arritur dhe synimet për të ardhmen. Diskutimet mbi SEPA nënvizuan rëndësinë e kësaj iniciative për të lehtësuar dhe përshpejtuar transaksionet ndër-bankare në rajon.

Në përfundim, pjesëmarrësit ranë dakord mbi rëndësinë e vijimit të këtyre aktiviteteve bashkëpunuese për të nxitur shkëmbimin e eksperiencave dhe rritur efikasitetin në sistemet e pagesave rajonale.

#openbanking#SEPA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular