BallinaAktualitetDosja për “21 Janarin”, shkon në SPAK Agron Kuliçaj, ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm...

Dosja për “21 Janarin”, shkon në SPAK Agron Kuliçaj, ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

spot_img
spot_img

Agron Kuliçaj, ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është paraqitur në SPAK.

Raportohet se Agron Kuliçaj do të pyetet për ngjarjen e 21 Janarit. Ndërkohë ditën e djeshme (23 Tetor) u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnje urdher per te reaguar. Policia ka duruar dhune ekstrem dhe nuk ka perdorur as arme dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar ”, tha Burgaj për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Kujtojmë qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.

Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular