Me parathënie nga Linda Rama; libri i Kamala Harris vjen në gjuhën shqipe!

0
238

Më në fund libri i Kamala Harris, “Të vërtetat që mbartim” vjen edhe në gjuhën shqipe. Parathënia e këtij botimi është realizuar nga Linda Rama, duke ngjallur në këtë mënyrë një kërshëri edhe më të madhe të lexuesit për ta patur në duar këtë botim të Shtëpisë botuese “Mediaprint”.

 “Të vërtetat që mbartim” rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë. Kush është kjo grua që do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së Amerikës? Çfarë e nxit atë? Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Tanimë, Kamala Harris është edhe kandidate për presidente.

Në këtë libër, ajo tregon udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, madje edhe si paditëse e kishte parësore drejtësinë sociale. Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë

Me parathënie nga Linda Rama; libri i Kamala Harris vjen në

“Të vërtetat që mbartim” është një shkollë më vete për zgjidhjen e problemeve, për udhëheqjen në kohë krizash dhe menaxhimin e këtyre krizave. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, një nga lideret politike më frymëzuese, na paraqet në formë dinamike sfidat e mëdha me të cilat është përballur, urtësitë dhe njohuritë e fituara nga vështirësitë e hasura në karrierën e saj, si dhe na prezanton me shembujt që e kanë inspiruar më shumë në jetë.

Ky libër, me 332 faqe, botim i Shtëpisë botuese “Mediaprint”, kushton 1400 lekë.