BallinaPolitike“Mu thaftë goja”/ Kryemadhi: Bashkë me Ramën gënjyem Metën që të bëhej...

“Mu thaftë goja”/ Kryemadhi: Bashkë me Ramën gënjyem Metën që të bëhej Veliaj kryetar Bashkie

spot_img
spot_img

Gjatë prononcimit për mediat pas vendimit të GJKKO-së Monika Kryemadhi ka zbuluar edhe detaje të prapaskenave politike, për të cilat la të kuptohej se ishte penduar.

Kryemadhi deklaroi se bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë gënjyer Ilir Metën që ta bënin Erjon Veliajn kryetar bashkie të Tiranës.

Unë kam përshtypjen se ata e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im. I janë kujtuar kohët e vjetra, thashethemet që kemi bërë. Se kështu është kur të zënë haqet, që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë.” – tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi zbuloi se kishte vendosur që të tërhiqej nga politika pas këtij sesioni parlamentar, pasi e larguan nga Partia e Lirisë.

“Tani që e thatë se po mbyllni karrierën tuaj në dyert e drejtësisë ..mund të mbyllësh karrierën politike, por mund të fillosh një karrierë të re shumë më e mirë se ajo politike. Nuk mund të lejoj një sistem në drejtësi që të më bëjë pis mua. I kam tre trashëgimtar që do e ndjeki këtë gjë. Largimi që mu bë mua nga Partia e Lirisë, unë nuk kisha arsye që të shkoja as tek PS dhe e as tek PD-ja, normal që do tërhiqesha, po tashi ça të bëjmë.” – tha Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular