Altin Dumani feston sot ditëlindjen. Ja sa vjeç mbush kreu i SPAK, prokurori i jakave të bardha

0
633

Altin Dumani, prokurori i hekurt që drejton SPAK-un festoi sot më 24 tetor ditëlindjen e 50-të. Dumani është njeriu që i dha vlerë organit të akuzës, prokurori i paepur “që po merr zvarrë drejt burgut” politikanët e korruptuar në Shqipëri të cilët deri dje ishin të paprekshëm nga drejtësia e vjetër. Drejtësia e re me Altin Dumanin çdo ditë e më shumë po fiton simpatinë dhe respektin e mijëra e miliona shqiptarëve. Dumani është personi që solli shpresën dhe besimin në drejtësi.

Ai rrëzoi mitin e pandëshmueshmërisë dhe me përkushtimin e tij tregoi se paprekshmëria e personazheve të profilit të lartë politik, tashmë është një përrallë e bukur e së shkuarës. Ai tregoi që një njeri i ndershëm me forcën e ligjit mund të çojë përballë drejtësisë edhe ata që për dikë mund të ketë qetë e pabesueshme se mund të hetoheshin apo të dënoheshin.

Forca e lirë e Altin Dumanit vendosi një standard në drejtësi, me mesazhin e fortë se  “nuk do të kursehet askush, pavarësisht pushtetit apo postit që mban”. Prokurori i hekurt i dha një leksion të fortë politikës, por edhe botës së krimit, të cilat i ka goditur në rrënjë.
Altin Dumani njihet si prokurori i dosjeve të mëdha dhe operacioneve të bujshme. Prokurori nga Dibra, me një karrierë 25-vjeçare në drejtësi, luftoi krimin kundër jakave të bardha gjatë qeverisjes së Berishës dhe me përkushtimin e tij ka drejtuar disa prokurori ndër vite. Edhe me marrjen e SPAK-ut nën drejtim, ai tregoi se çështjet hetohen me themel dhe marrin përgjegjësinë para ligjit të gjithë ata të cilët kanë abuzuar kanë shkelur ligjin.
I lindur në Shupenzë të Dibrës, i diplomuar në Tiranë sot Altin Dumani është “kryefjala” e opinionit publik pasi po jep shpresë duke drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe nëse këtë mision do ta çojë deri në fund ai do të mbetet një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë ku shumë njerëz pse jo e konsiderojnë si “Skënderbe”.