BallinaAktualitetSPAK përfundon hetimet për Plarent Ndrecën, deputetit socialist pritet t’i komunikohet akuza

SPAK përfundon hetimet për Plarent Ndrecën, deputetit socialist pritet t’i komunikohet akuza

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, i ka dërguar fletëthirrje deputetit socialist, Plarent Ndreca për ta marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Burimet bëjnë të ditur se prokuroria antikorrupsion mbylli hetimet për tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve, kur Ndreca mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Bëhet fjalë për një tender që kishte për objekt rikonstruksionin e Drejtorisë Vendore e të Policisë Vlorë, Komisariatit Nr.4 në Tiranë, Komisariatin e Pogradecit dhe atë të Mirditës.

Nga procesi i auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit  gjeti mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu sipas KLSH u rrit në mënyrë të paargumentueshme vlera e kostos së ndërtimeve.

Ka qenë pikërisht ky institucion auditues që shkeljet i depozitoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Megjithatë, SPAK ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht akuzën, ndërsa pritet në ditët në vijim që avokati i ligjvënësit t’i drejtohet strukturës antikorrupsion./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular