Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente.
Në fotot e publikuara shihet se Von der Leyen dhe Rama kanë qenë gjithë kohën të qeshur.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.