BallinaSocialeZona sportive dhe lodra për fëmijë, 6 mln euro për projekte në...

Zona sportive dhe lodra për fëmijë, 6 mln euro për projekte në disa njësi vendore

Njësitë vendore në vend sipas kërkesës do të mund të përfitojnë nga zbatimi i projekteve që lidhen me zona sportive apo lodra për fëmijë.

Të paktën 6 milionë euro apo 590 milionë lekë është fondi limit i vënë në dispozicion të kësaj nisme e cila është në fazën e dytë dhe prokurohet nën kontratën “Ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua të luaj” Faza II” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në këtë fazë sipas raportit teknik që shoqëron procedurën nuk janë të përcaktuara pikat ekzakte ku do të zbatohen por kërkesat e bashkive duket se do të jenë ato që do të përcaktojnë hartën sipas nevojave të parashtruara.

“Vendndodhja e objekti do të bazohet në kërkesat e Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV) dhe vlerësimin tekniko-financiar që do të bëjë stafi i FSHZH, ku do të bëhet një listë sipas prioriteteve në gjithë territorin e Shqipërisë” thuhet në sqarimin e procedurës.

Sipas dokumentit ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë në:

Ndërtimin e parqeve për aktivitete sportive dhe rekreacioni te aksesuara për të që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, te rinjve por edhe moshën e tretë;
Rimodelimi apo përmirësimi i territoreve të degraduar apo të pashfrytëzuar dhe kthimi i tyre ne destinacione turistike për të gjithë zonën
Krijimi i infrastrukturave të cilat ndikojnë në aksesibilitetin, pistat me karakter sportiv dhe rekreativ, si dhe sigurinë si p.sh.: sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera mitigimi nga hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese;
“Investimi do të përmirësojë atraksionin turistik të zonave, do të rrisë cilësinë e jetës së banorëve dhe gjithashtu do të rrisë interesin e vizitorëve dhe turistëve për të vizituar këto zona dhe rrisë kohëzgjatjen e qëndrimit.

Nga ana tjetër, përmirësimi i hapësirave të degraduara dhe planifikimi i tyre për funksione të tjera, do të ofronte për komunitetet dhe vizitorët hapësira të reja, që do të ndihmojnë në plotësimin e shërbimeve apo dhe në rritjen e numrit të pikave të atraksionit”, thuhet në raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular