BallinaAktualitet“100 mln lekë nga qokat për vdekjen e bashkëshortit”/ Si u mundua...

“100 mln lekë nga qokat për vdekjen e bashkëshortit”/ Si u mundua nëna e Kryemadhit të mbulonte pastrimin e parave

spot_img
spot_img

Blerje apartamentesh qindra mijëra euro të pajustifikuara, qindra mijëra euro të tjera shpenzime, blerje në dyqane luksi apo udhëtime, me para të padeklaruara dhe origjinë që sipas SPAK vinte nga korrupsioni janë disa prej episodeve që Prokuroria e Posaçme i evidenton nga hetimi për të argumentuar akuzën e pastrimit të parave nga çifti Meta-Kryemadhit.

Nga hetimet e SPAK evidentohet se një nga skemat e përdoruara nga çifti Meta-Kryemadhi për pastrimin e parave ishte marrja e kredive për justifikim shpenzimesh, ndërsa kreditë shlyheshin cash nga Fatime Kryemadhi. Vetëm në një rast në pak muaj, nëna e Kryemadhit shleu kredi me vlerë 138 mijë euro, pa justifikuar burimet.

SPAK tregon se një kredi e marrë 335 mijë euro nga Fatime Kryemadhi, është përdorur për të justifikuar blerjen e një apartamenti duplex në ish-bllok, në vitet 2009-2010.

Por sipas SPAK, nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga vjehrra e Ilir Metës dhe kredia 335,000 Euro gjithashtu është shlyer me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në mars-nëntor 2010, para që Prokuroria e Posaçme i cilëson se vijnë nga korrupsioni i Metës dhe Kryemadhit. Pra 310 mijë euro që SPAK i cilëson nga burime të panjohura.

Kështu që sipas Prokurorisë, kredia 335 mijë euro është përdorur për blerjen e katit të dytë të duplex, ndërsa kati i parë ishte likujduar më parë nga Fatime Kryemadhi.

SPAK ka pyetur mamanë e Monika Kryemadhit, Fatime, e cila sipas Prokurorisë ka dhënë shpjegime të pabesueshme për burimet, duke dhënë një herë shitje pronash, një herë tjetër marrje hua apo edhe në një rast 100 milionë lekë nga paratë e qokave për vdekjen e bashkëshortit. Prokuroria e Posaçme thotë se jo vetëm kaq por ajo dorëzoi kontrata huamarrjeje me Ema Çokun pasi u pyet në SPAK, ndërsa asnjë gjurmë lëvrimi parash nuk gjenden në banka.

E gjitha kjo skemë që sipas SPAK bëri që të futeshin në sistemin bankar para cash prej 846 mijë eurosh, erdhi në një kohë kur Ilir Meta akuzohej për korrupsion në lidhje me aferën e CEZ-DIA me Kastriot Ismailajn.

Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare….Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme”

Në dosjen e SPAK evidenton edhe blerjet e Monika Kryemadhit në dyqanet e Evropës në shifra të konsiderueshme. Vetëm në një rast nga karta e kreditit e marrë nga Adrian Shatku Kryemadhi ka shpenzimet në një butik 12 mijë dollarë.

Edhe shpenzimet e bëra nga fëmijët në Angli nuk janë deklaruar sipas SPAK, nuk është deklaruar i saktë shpenzimi për arsimimin por edhe shpenzime shëndetësore për fëmijët. Me kartën e kreditit në emër të gjyshes, Fatime Kryemadhi, SPAK thotë janë kryer blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe me vlera të konsiderueshme, vetëm për vitin 2019 mbi 35 milionë lekë të vjetra.

Pra, me dokumentacionin e shpenzimeve dhe makinacionet për të pastruar para sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetohet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shfrytëzuar pushtetin e tyre dhe përmes korrupsionit kanë siguruar për familjen para që i kalojnë miliona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular