BallinaAktualitetAlarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit, reagon policia: Po ushtrojmë...

Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit, reagon policia: Po ushtrojmë kontrolle për verifikimin e rastit

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me alarmin në shkolla për çamçakëzin që përgjumë nxënësit.

Në një reagim zyrtar blutë e Tiranës bëjnë me dije se “shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të  gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë”.

Gjithashtu Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.

Njoftimi i policisë

“Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.”

Rasti për çamçakëzin që dyshohet se përgjum nxënësit e shkollave në Tiranë u bë i ditur nga një mësuese e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, e cila lajmëroi prindërit e nxënësve të një klase, pasi ajo kishte vënë re një substancë që ka formën e një çamçakëzi, i cili përdoret nga disa fëmijë.

Mësuesja kishte  konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme.

mesazhi

Lidhur me rastin reagoi edhe gazetari Mentor Kikia, i cili përmes një postim në rrjetet sociale tha se ende nuk dihet me saktësi nëse kjo është një substancë narkotike apo jo.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Postimi i gazetarit:

Kujdes! Ruani fëmijët nga një “substancë” e tillë

Në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë në formë të  tillë, që ka trajtën e një çamçakëzi, dhe që përdorej nga një/disa nxënës. Mësuesja që e ka identifikuar, është treguar vigjilente dhe ka lajmëruar prindërit e nxënësve të klasës që të bëjnë kujdes, pasi ajo ka vërejtur se nga përdorimi i saj fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.

Po e bëj këtë publikim për të tërhequr vëmendjen e prindërve në kontrollin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve. Nuk kam informacion nëse kjo është një substancë narkotike apo jo, por padyshim që duhet të jetë e dëmshme në raport me gjendjen që prodhon.

Gjithashtu, duhet doemos një bashkëpunim me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Shkollat kanë qenë dhe janë të synuara nga shpërndarësit e substancave narkotike, pasi rrjetet e trafikantëve kërkojnë klientelë të re konsumatorësh. Ndërkohë që lista e produkteve narkotike shtohet rregullisht me substanca të reja sintetike.

Kundër këtyre problemeve sociale e kriminale, duhet një bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe policisë.

Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, për më shumë informim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular