BallinaAktualitetDash Sula: Ju tregoj “minën me sahat” që ka në dorë SPAK-u,...

Dash Sula: Ju tregoj “minën me sahat” që ka në dorë SPAK-u, do “plasë” para zgjedhjeve…

Dashnor Sula, deputet i PD, komentoi aksionin opozitar, por edhe zhvillimet më të fundit nga SPAK-u.

Sula u shpreh se SPAK ka në dorë një “minë me sahat”, siç e quajti ai çështjen e telefonave SKY ECC dhe EncroChat të përdorur nga politikane dhe ministra.

Ramës po i kthehet në bumerang mazhoranca. Në prag të zgjedhjeve, në një kohë që mundohesh të godasësh opozitën, kjo mban erë të keqe dhe kjo më shqetëson shumë. Ka selektivitet nga drejtësia aty ku duhet të jemi të barabartë para ligjit. Mina me sahat që ka në dorë SPAK është SKY ECC dhe EncroChat. Unë nuk i dal në mbrojtje asnjërit nga opozita, por ç’punë kanë politikanët, ministrat, kryetarët e bashkive apo kushdo qoftë të përdorë telefona të inkriptuar. SPAK do t’i bënte një shërbim të madh shoqërisë, por kjo nuk po ndodh. Mjaftonte të bëheshin publik vetëm emrat e personave që i kanë përdorur”, tha Sula.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular