BallinaAktualitet“Nuk e prisja arrestimin e Metës”,- Lorenc Vangjeli paralajmëron prangosje të tjera!...

“Nuk e prisja arrestimin e Metës”,- Lorenc Vangjeli paralajmëron prangosje të tjera! Diçka do të ndodhë para zgjedhjeve

Analisti Lorenc Vangjeli foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Vangjeli tha se nuk e priste që arrestimi i Metës të ndodhte në atë mënyrë dhe madje me burg.

Më tej ai paralajmëroi se do të ketë sërish ndodhi tjera, si kjo e Metës apo e Berishës.
Vangjeli tha se “do të habitemi me zhvillimet që pritet të ndodhin në vijim”.
Sipas analistit këto ndodhi do të ndodhin para zgjedhjeve të 2025-ës.

Lorenc Vangjeli: Nuk e prisja arrestimin e Metës në  në këtë formë, jo arrestim me burg. Nga të vërtetat që thuhen në  tryezat e kafeneve të Tiranës që sfidojnë edhe studiot, thonë të vërteta më të forta dhe më të ndershme. 1 vit më parë nuk i shkonte askujt në mend ça fati do të kishte Sali Berisha, që do ngjitej kaq lart. Deri në kat të tetë është lartësi marramendëse. Drithërojnë ata që janë jashtë, se sa ata që janë brenda. Nisur nga copëzat e të vërtetës, nga një bunker i pashembur siç është SPAK që i ruan dosjet me fanatizëm ekstrem gati gati fetar parashikimet për nesër janë që do të habitemi si sot …ende jemi në pritje  të ndodhjes së diçkaje kjo do të ndodhë përpara zgjedhjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular