BallinaAktualitetParashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Deri në mesditë, republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent lindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë, por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin e Skandinavisë si edhe pjesërisht në Europën qendrore. Po ashtu aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi gadishullin Iberik do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqitet gadishulli i Ballkanit, pjesa më e madhe e Europës qendrore si edhe brigjet e Egjeut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular