BallinaSportBarcelonë magjike! Katalanasit turpërojnë me 4 gola Realin e Ançelotit në “Bernabeu”

Barcelonë magjike! Katalanasit turpërojnë me 4 gola Realin e Ançelotit në “Bernabeu”

Nuk ka histori në stadiumin “Santiago Bernabeu”! Klasikja e parë e këtij sezoni fitohet bindshëm nga Barcelona. Skuadra e Hansi Flik mori një sukses madhështor 0-4 në transfertë, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve.

Ishte një duel që dhuroi emocione, por jo gola në 45 minutat e para, ku madrilenët ishin në sfidë me pozicionet e shumta jashtë loje të Mbape. Fillimi i pjesës së dytë ishte i gjithi për blaugranët. Levandovski shënoi dy gola në harkun e dy minutave.

Më pas do të ishte radha e Jamal që shënoi golin e sigurisë, ndërkohë që Rafinja shënoi në minutat e fundit dhe golin e katërt me një parabël të lehtë. Në 11 javë Barcelona ka fituar 10 ndeshje dhe është në kuotën e 30 pikëve, +6 pikë më shumë se Reali i Karlo Ançelotit.

FT: REAL MADRID – BARCELONA 0-4

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

87′ Tjetër zëvendësim te Barcelona, largohet Pedri në fushë Gavi.

Levandovski 54′ , 56′, Jamal 77′, Rafinja 84′

Mbyllet sfida! 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular