BallinaAktualitetAvokati i Popullit nis hetim administrativ për arrestimin e Ilir Metës

Avokati i Popullit nis hetim administrativ për arrestimin e Ilir Metës

Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta.

Avokati i Popullit nisi hetim për procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe Policia.

Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 Tetor në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa po kthehej nga Kosova.

Forcat speciale nxorën Metën me forcë nga automjeti ku ishte pasagjer dhe që drejtohej nga sekretari Organizativ i PL-së, Artemis Peca.

Me hetimin administrativ, Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat e ndjekura mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit.

Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë i akuzuar për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular