BallinaKronikeEMRI/Në pranga polici në Kukës, akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

EMRI/Në pranga polici në Kukës, akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

spot_img
spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar sot se, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj.

Ky punonjës shërbente në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas AMP, Bekim Sulaj ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, ku u dokumentuan raste të përvetësimit të paligjshëm të vlerave monetare nga punonjësit e qarkullimit rrugor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular