Avokati Mariglen Koçiu është identifikuar si viktima i aksidentit të ndodhur në autostradën Lushnjë-Tiranë më datën 26 tetor.
Avokati 56-vjeçar raportohet se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi, Lulzim Balilaj.
Mariglen Koçiu ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia pas aksidentit.
Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale për ikjen e tij të parakohshme.