Një personazh i njohur për Shqipërinë, Ledi Vokshi, sipërmarrësja dhe gjithashtu ish banorja e BBVK2, i ka drejtuar Edi Ramës një pyetje nga salla ku po mbahet dhe konferenca e takimit me shqiptarët e Amerikës. Ish këngëtarja Vokshi është shprehur se është ndjerë e paragjykuar nga shumica për pjesëmarrjen në takimin me Edi Ramën por kjo gjë nuk e ka penguar të shprehë opinonin e saj në sy të gjithëve.
Vokshi thotë se në këtë konferencë nuk është për të pritur diçka nga Kryeministri por pët të pyetur atë për çfarë ka nevojë nga ne që të gjithë së bashku t’i tregojmë shqiptarëve se kjo nuk ka lidhje me politikën për me shqiptarinë.
“Jam gjykuar që kam ardhur këtu sot sepse kam një influencë, kam qenë ish këngëtare gjithashtu jam dhe sipërmarrëse në New York. Pse të suportoj unë ty?! Fakti që unë jam ktu sot është sepse dua të edukohem të di se kush je ti sepse është hera e parë që ju dëqgjoj nga afër dhe kam kuptur se diçka që ne shqiptarët e New Yorkut kemi është aftësia që ne të mblidhemi këtu bashkë dhe mos të kërkojmë nga ty por të të pyesim ty: Cfarë ne shqiptarët e New Yorkut mund të bëjmë për ty që të ndryshojmë mendësinë e njëri-tjetrit që kjo nuk është politikë, kjo nuk është fe por është shqiptarizëm” është pyetja që i ka drejtuar Ledi Vokshi kryeministrit Rama.
Edi Rama tha se kjo përçarje e shqiptarëve ka ardhur si pasojë llumit komunist që morën në dorë “partinë e shpresës” dhe e përdorën për të ndarë shqiptarët në socialistë e demokratë. Kryeministri i është përgjigjur duke treguar që amerikanët gëzojnë një kulturë më të rafinuar të nisjes së ditës, ndryshe nga shqiptarët vendas që dita nis nëpër kafe duke u marrë me punët e të tjerëve.
“llumi i komunizmit mori në dorë partinë që lindi nga fryma antikomuniste dhe ishte shpresa e parë për Shqipërisë si gjithe Europa dhe e thelloi përcarjen e coi përcarjen ne cdo shtëpi kush eshtë demokrat kush është socialist dhe kjo përcarje na ka përnderkur me vite.
Unë besoj që ju jeni më të shpejtë dhe më të aftë ta lexoni politikën në Shqipëri, sepse ju shkoni në mëngjes të gjithë në punë dhe nuk shkoni në kafe për të filluar punën duke u marrë me punët e të tjerve”, tha Edi Rama