BallinaAktualitet"Mos e prekni reformën në drejtësi" thirrja e ambasadorit gjerman: Ka marrë...

“Mos e prekni reformën në drejtësi” thirrja e ambasadorit gjerman: Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë

spot_img
spot_img

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme jo vetëm për investimet gjermane në vend, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rrugën drejt integrimit Europian të vendit”.

Kështu u shpreh në një intervistë në “Çdo Kënd nga Merita Haklaj” në A2 CNN, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner. Teksa foli për reformën në drejtësi, ai theksoi se ajo e vitit 2016 nuk duhet të preket kurrsesi.

“Jemi tepër të gëzuar në lidhje me miratimin e reformën në drejtësi në vitin 2016, e cila hodhi bazat dhe jep një kontribut mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes në vend dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Në këndvështrimin tonë, reforma në drejtësi e vitit 2016 nuk duhet të preket. Ndryshimet mund të bëhen vetëm për të zgjeruar fushën e veprimtarisë së kësaj reforme edhe në sektorë të tjerë të vendit”, tha Berger në A2.

Me arrestimet e fundit, ambasadori i Gjermanisë u shpreh se në Shqipëri ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë.

Suksesi më i dukshëm i kësaj reforme është puna e SPAK-ut, i cili ka mbërritur në arrestime të rëndësishme dhe pa u bërë konkret me emra, koha e pandëshkueshmërisë ka mbërritur në fundin e saj. Gjithsekush është subjekt i zbatimit të ligjit dhe ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular