Rama: Plan i Ri për pensionet shqiptare. Ligji, një pjesë e rritjes ekonomike, direkt pensionistëve. Bonusi, rritje të madhe

0
99

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Nju Jorku se Shqipëria do të ketë një Plan të Ri për pensionet. Ndërsa bëri me dije se këtë vit bonusi i fundvitit do të jetë më i lartë se bonuset e mëparshme, kryeministri tha se Plani i Ri parashikon lidhjen e pensioneve më rritjen ekonomike të vendit.

“Të gjithë kanë përfituar nga rritja ekonomike veç pensionistëve. Në sektorin publik, paga mesatare ka shkuar 900 euro. GDP është rritur dhe kemi rritjen me të lartë në të gjithë rajonin por kjo rritje nuk ka vajtur ende të pensionistët dhe jemi duke u përpjekur aktualisht. Pensionet janë ndryshe nga pagat dhe shpenzimet e tjera të shtetit pasi janë të lidhura drejtëpërdrejtë me kontributet që dikush paguan nga pagat. Dhe po nuk e pagoi, e mbulon shteti. Aktualisht ne mbulojmë gjysëm miliardë euro në vit për të paguar pensionet.
Çështja është te mundësitë që kemi për të rritur pensionet në mënyrë domethënëse. Ajo që po bëjmë është se që nga fundi i këtij viti do të rrisim ndjeshëm bonusin e fundvitit që kur ne erdhëm në qeveri ishte 3 mijë lekë e aktualisht është 5 mijë lekë apo 50 euro. Këtë duam ta rrisim në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë duam të fillojmë një plan rritje duke menduar që të vendosim me ligj që për çdo përqindje e rritjes ekonomike të vendit, një pjesë t’u shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve. Konkretizimi I këtij plani kërkon edhe pak kohë për ta shpallur dhe disa vjet për t’u bërë” tha Rama.