Një 31-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas dyshimeve, 31-vjeçarja me iniciale J. A., ëshyë vetëhedhur nga kati i 6-të.
Si pasojë e dëmtimeve të marra e reja ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.