BallinaAktualitetKontratat e Kastratit dhe Dulakut/ SPAK përballet me qeverinë Rama në Gjykatën...

Kontratat e Kastratit dhe Dulakut/ SPAK përballet me qeverinë Rama në Gjykatën Kushtetuese

spot_img
spot_img


Për herë të parë Prokuroria e Posaçme do të përballet me Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë jo për mandatin e prokurororëve po për një PPP, kontratë Partneriteti Publik Privat.

Bëhet fjalë për kontratën që nëpërmjet Ministrisë së Mbrojties drejtuar asokohe nga znj.Olta Xhaka, dy biznesmenët Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati morën me PPP portin ushtarak në Sarandë.

SPAK ka vendosur masë sekuestro ndaj kësaj kontrare dhe objektit fizik në terren, ndërsa jo zyrtarisht bëhet me dije se përtej masës, atje punimet kanë vijuar edhe pse ka një vendim gjykate në fuqi.

Masa e sekuestros është apeluar në të treja shkallët e gjyqsorit, por është lënë në fuqi duke miratuar vendimin e SPAK, nga GJKKO, Apeli GJKKO dhe Gjykata e Lartë. Ky hetim ndiqet nga prokuroria Monjola Kajana e cila gjatë hetimit kërkoi edhe vendosjen e masës së sekuestros.

Në kuadër të këtij proçedimi penal në SPAK më herët ka dëshmuar edhe ish Ministrja e Mbrojtues znj.Xhaçka. Qeveria Shqiptare në këtë proçes është si palë e interesuar edhe përfaqësohet nëpërmjet Avokaturës së Shtetit.

Njoftimi 

“Shfuqizmin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2023-1001, datë.] 5.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 09, datë 03.04.2023 të Gjykates së Apelit Kundër Korrupsionit dhe krimtt të Organizuar, nr. 91, date 24.02.2023 të Gjykatës së Posaçme
Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular