Blendi Fevziu thotë se në kushtet ku gjendet sot opozita, me dy liderët të izoluar nuk ka zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se ka pritshmëri që edhe SPAK të ketë një balancë në goditjet që kryen, pasi veprimet e SPAK kanë imapkt direkt në zgjedhje dhe në kushtet ku jemi është e vështirë të ketë zgjedhje normale pasi goditjet kanë qenë në nivelet e larta vetëm nga opozita.
“Deri tani goditja kryesore është te dy krerët eopozitës. Nuk mund të flasim për zgjedhje normale në këto kushte. Si do të kesh zgjedhje? Si të komentojmë, kur lideri i mazhorancës do të shëtisë Shqipërinë cep më cep, kurse njëri nga opozita flet nga dritarja dhe tjetri shkruan në Facebook? Ka njerëz që thonë të ndërrohen këta liderë, por nuk ëhtë kaq kollaj. Po flasim për impaktin që ka SPAK në zgjedhje. Nuk e dimë akoma, sepse mendoj se SPAK mund të japë edhe goditje të tjera. Deri nga marsi do të shohim a do të marrë çështje të tjera. Nëse merr çështje që impaktojnë opozitën, do marrësh edhe nga pala tjetër… Nëse nuk ka balancë, zgjedhjet janë të mbaruara.
Si mund të bëhen zgjedhje kur nuk bën dot fushatë? Kur lideri është në burg ose atje, nuk funksionon, nuk bëhet me bedelë kjo punë”, tha Fevziu.