BallinaAktualitetPikantet nga “Topi i Artë”, kuriozitete dhe fakte rreth trofeut të lakmuar

Pikantet nga “Topi i Artë”, kuriozitete dhe fakte rreth trofeut të lakmuar

spot_img
spot_img

Rodri fitoi mbrëmë “Topin e Artë”, që është dhe trofeu më i rëndësishëm individual për futbollistë. Panorama Sport iu sjell më poshtë disa kuriozitete dhe fakte rreth trofeut të lakmuar.

– Trofeu në fjalë u “qëndis” nga dyshja e shkrimtarëve sportivë, Gabriel Hano dhe Zhak Ferran;

– Trofeu ka formën e një topi të vërtetë ngjyrë të florinjtë. Vlera e tij arrin në 3 mijë euro;

– Parmasat e trofeut janë 31 cm i lartë dhe një diametër prej 23 centimetrash. Pesha e tij nuk shkon më shumë se 7 kg, e përbërë nga dy pllaka bronzi, të ngjitura së bashku për të formuar topin, i cili është i mbushur me një material të ngjashëm me dyllin dhe nga jashtë është i larë me ar; Stenli Methju është fituesi i parë në historinë e këtij çmimi të veçantë. Ai e fitoi atë në vitin 1956;

– Lionel Mesi mban rekordin si futbollisti që e ka fituar më shumë herë në histori këtë trofe, plot 8 herë. Pas tij vjen Kristiano Ronaldo me 5, ndërsa vendi i tretë ndahet nga Van Basten, Platini dhe Johan Krojf me nga tri herë;

– Zhorzh Ueah (Liberi) është bërë i pari lojtar jo europian që ka fituar “Topin e Artë”. Ai fitoi në vitin 1995, vit kur u vendos që trofeun mund ta fitojnë dhe futbollistë jashtë kontinentit europian;

– Lev Jashin është i vetmi portier në histori deri më tani që ka mundur të fitojë “Topin e Artë”;

– Sokol Kushta është i vetmi futbollist shqiptar që është përfshirë në listën e kandidatëve dhe ka marrë pikë në vitin 1998.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular