BallinaAktualitetRevoltohet analisti: Nuk ka asnjë argument për arrestimin e Ilir Metës, pse...

Revoltohet analisti: Nuk ka asnjë argument për arrestimin e Ilir Metës, pse duhet të jetë në burg ai? As ka kërcënuar njeri e as prish dot provat

spot_img
spot_img

Analisti Enton Abilekaj thotë se nuk ka argumenta të mjaftueshme për të mbajtur Ilir Metën të izoluar në qeli, në fazën e hetimit ku është SPAK. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se mbajtja në burg nuk është e justifikuar dhe se SPAK nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhje me idenë se po pastron politikën, pasi këtë mund ta bëjë vetëm vota. 

“Nuk shohim asnjë argument të rëndësishëm që ky person të shkjë në burg. Prokuroria nuk mund ta fusë në burg me ato që di vetë dhe nuk e thotë.

Po ka vendosur pastaj se është vendim politik, të pastrojmë politikën, mos marrin pjesë në zgjedhje, ky pastaj nuk është roli i SPAK.

Shqiptarët mund të jenë dakord, por këta nuk hiqen me SPAK por me votë. Nëse ka ndërhyrje ekstra ligjore për të ndaluar liderët e opozitës të dalin në fushatë, është tejkalim i kompetencës.

Dyshimi që Meta ka kryer vepra penale, qëndrojnë në disa, por nuk ka argument serioze pse të jetë në burg.

A mund të prishë provat? Ka kërcënuar dëshmitarët? Edhe shtanzhimi te prokurorët, nuk ekziston.

Nuk mund të themi i dimë këto gjëra prandaj të shkojë në burg”, tha Abilekaj. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular