BallinaPolitike“Shpresoj të mos shënohen përplasje deri në përfundim të protestës”- Ivi Kaso:...

“Shpresoj të mos shënohen përplasje deri në përfundim të protestës”- Ivi Kaso: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve

spot_img
spot_img

Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, foli për mediat nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën sipas planit të protestës së opzoitës për mosbindje civile.

Ivi Kaso tha se kërkon mirëkuptimin e qyteatrëve për të gjithë opozitarët që janë të

vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë.
Kaso tha se shpreson që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje.

Ivi Kaso: Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht.
Besoj që në një pjesë të madhe kjo është arritur. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që janë të vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë. Shpresoj që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun.

Policia do të procedojë penalisht organizatorë dhe qytetarë, nuk kemi dyshim. E ka bërë këtë në çdo protestë. Do të donim që Policia e Shtetit të tregonte të njëjtin zell sa herë që kryeministri për çdo aheng vendos të bllokojë qarkullimin normal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular