Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka licensuar një karburant të ndërtuar pa leje.
Ai thekson se “nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”.
Eduard Duro, në reagim, deklaron se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizimin për shitje karburanti, por sipas tij dy personat kallëzuesit kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kryetari i Bashkisë Devoll shprehet se ka firmosur dokumentet ashtu siç e kërkon ligji.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.