Mesfushori 24-vjeçar, me tipare mbrojtwse i skuadrës austriake Altaç, Vesel Demaku ka vendosur të luajë për Kosovën.
Ish-futbollistii kombëtares U21 të Austrisë, ku u aktivizua 15 ndeshje, të hënën, ka qëndruar në selinë e FFK-së, ku është takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala.
Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane.
Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë dhe ka lënë gjurmë me lojën e tij në fushën e blertë dhe pa dyshim do të jetë një vlerë shtesë për Kosovën.