BallinaKronikeAtenati në Dobraç të Shkodër, një prej viktimave vëllai i Ibrahim Licit

Atenati në Dobraç të Shkodër, një prej viktimave vëllai i Ibrahim Licit

Nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, ku mbetën dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, raportohet se një prej personave që ka ndërruar jetë është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.

Raportohet se Hamzi Lici ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip Benz, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Nderkohë jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit. Ende nuk dihen emrat e viktimave.

Kush është Ibrahim Lici?

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej maj të vitit 2021, akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës.

Që atëhere ai u largua drejt Turqisë për t’u fshehur, por u arrestua nga autoritetet turke në shkurt të këtij viti.

Policia turke ra në gjurmë të Ibrahim Licit duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.

Sakaq, ai u lirua nga nga një gjykatë në Turqi më 21 mars 2024.

Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019.

Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

SI U EKZEKUTUA 31-VJEÇARI

Endri Mustafa u ekzekutua në mënyrë makabre në mes të muajit maj të vitit 2021. Mustafa, baba i tre fëmijëve, u gjet në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve.

Ai ishte vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në pjesën e gojës, dy të tjerë në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31-vjeçarit.

Ndërsa organet e hetimit akuzojnë si autor të vrasjes Ibrahim Licin, bashkëshortja e viktimës tha një vit më parë se me këtë familje kishin marrëdhënie të mira dhe se nuk ishin ata që e kishin kryer vrasjen. Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 16-vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen, ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.

Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë.

Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin.

Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular