BallinaSportMisteri i pozicionit jashtë loje, vepra e artit në futboll/ Flik e...

Misteri i pozicionit jashtë loje, vepra e artit në futboll/ Flik e perfeksionoi në “El Clasico”

spot_img
spot_img

Në ndeshjen kundër Realit të shtunën në “Bernabeu”, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka ringjallur një koncept të lojës që ka shënuar evolucionin e futbollit.

Ashtu si Holanda e vitit 1974 me Mishels si arkitekt, apo Milani i Sakit të viteve 80, pozicioni jashtë loje është shfaqur si një element kapital i një vepre futbolli. Jo si qëllim, por më shumë si pasojë. Kur Barça vendos mbrojtjen e saj në vijën e mesfushës, nuk është aq për të çaktivizuar rivalët, por për t’i larguar ata nga objektivi i tyre dhe për t’iu afruar rivalit.

Duket e pabesueshme që askush, përveç Vijarrealit me Aleks Baenën, nuk ka mundur të gjejë kundërhelmin për të thyer Barcelonën. Madridi shihej si i duhuri, parë shpejtësinë e dyshes Mbape-Vinicius.

Por arti i shmangies së pozicionit jashtë loje është shumë më i ndërlikuar nga sa supozohet. Përtej koordinimit të shkëlqyer të mbrojtjes për t’u rreshtuar në momentin e duhur, bindja që ka transmetuar Flik dhe guximi i çiftit Kubarsi-Injigo për të rënë dakord të shfaqen në foto kur një shpërqendrim ose një reagim jo i përpiktë i sinjalizon ata individualisht është thelbësore.

Në lëvizje të tilla kolektive kirurgjikale, dyshimi ose nevoja për të mbrojtur veten është aleati i madh i fatkeqësisë. Kur Barça i avancon aq shumë të gjitha linjat, jo vetëm mbrojtja, i krijon problem rivalit me topin. Nuk është e lehtë për rivalin të kombinojë e të përparojë, që do të thotë që katalanasit kanë mundësi të rikuperojnë shpejt topit për të sulmuar. Barça e ka kthyer në makthin e sulmuesve, aplikimin e pozicionit jashtë loje, si një shenjë identiteti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular