BallinaPolitikeMosmiratimi i rezolutës së integrimit/ Krrashi: Hap negativ. Përpjekje e PD për...

Mosmiratimi i rezolutës së integrimit/ Krrashi: Hap negativ. Përpjekje e PD për të sjellë debatin politik në këtë komision

spot_img
spot_img

Deputeti i PS-së, Lavdrim Krrashi tha në emisionin “Real Story” se bllokimi i rezolutës së përbashkët me europarlamentarët nga deputetët demokratë në Komisionin Ndërparlamentar të Stabilizim Asociimit është një përpjekje për ta sjellë debatin publik mes partive në këtë komision.

Sipas tij, rezoluta përfshin amendime të propozuara nga PD, të cilat janë aprovuar nga PS. Krrashi thotë se populli e do integrimin në unionin evropian, por shpeshherë politika ka treguar të kundërtën.

“Nuk mund të hyj në mendjen e opozitës, për të sqaruar rendin e punëve është mbledhja e 18 që bëhet në këtë kuadër, dhe për ta lidhur me atë që thatë se PS ka vepruar ashtu si thoni ju, kjo nuk do të thotë se ajo që ka qernë gabima tëherë është mirë sot. Për mua është një ngjarje e pakëndshme. Do të hyj në disa detaje të vogla që kishte kjo situatë për rezolutën që para dakordësohet nga bashkëkryetarët dhe secili prej nesh ka detyrim për të bërë amendime. Në vija të përgjithshme ka pasur kërkesa për amendime, dhe pjesa më e madhe e të cilave, është aprovuar edhe nga ne. Dhe nuk mundesh ta kalosh me shumicë, duhet që të dyja parlamentet, evropian dhe shqiptar, të votojnë njësoj. Thënë kjo që më shumë se gjysma e amendamenteve është aprovuar.

Ka një pjesë të propozuar nga Tabaku, dua të dal përtej linjave politike dhe vlerësoj se shumë nga propozimet e saj kishin substancë për t’u votuar, dhe dua të them me përulësi dhe me respekt për zonjën Tabaku, më duket si që gjuha e përdorur është mjaft e ashpër, që shikohet që ka patur një përpjekje për të përdorur këtë platformë për të sjellë debatin politik me PD. Kjo është ajo që lexoj unë nën rreshta. Ka më shumë se një mënyrë për ta zgjidhur një problem dhe ajo që u pa sot gjatë zhvillimit të punimeve ishte kërkesa e vazhdueshme nga kolegët evropianë për të votuar sepse edhe abstenimi shpreh pakënaqësi por nuk pengon rezolutën. Hap negativ në sensin që PE, dhe ata ishin dakord për rezolutën, ndërkohë ne ndërmjet njëri tjetrit, nuk binim dakord. Sinjali ishte negativ.

Kanë shumë pak kohë eurodeputetët për t’ju përkushtuar Shqipërisë dhe ne dy ditë me një dokument të përbashkët, nuk e bëjmë këtë. Mesazhi që çohet është nëse e duan këta njerëz integrimin në BE apo jo? Unë mendoj se populli e do shumë integrimin, politika shpeshherë sjell dhe ka vepruar sikur nuk e do. Sapo përmendët një rast kur PS ishte në opozitë, por kjo nuk do të thotë se është koha e karmës. Në këtë rast ndëshkohet Shqipëria dhe jo PS.”, u shpreh Krrashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular