BallinaPolitikeNdahen deputetë e PD: Një pjesë mosbindje civile, pjesa tjetër me socialistët...

Ndahen deputetë e PD: Një pjesë mosbindje civile, pjesa tjetër me socialistët në takimin me eurodeputet

spot_img
spot_img

Ndërkohë që opozita po organizon një protestë në kufijtë e mosbindjes civile duke bllokuar akset kryesore të vendit, disa nga deputetët e saj janë në një takim formal me disa eurodeputetë. Takimi ka nisur pak para fillimit të protestës në orën 17:00 dhe vijon ende.

Ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nuk iu bashkuan protestës dhe qytetarëve, por zgjodhën të dëgjojnë dhe të flasin para disa eurodeputetëve, në një takim nga ato që organizohen me dhjetëra dhe ku asnjë palë nuk del nga pozicioni i akuzës ose justifikimit të qeverisë. Edhe ngritja e toneve nga zoti Gazment Bardhi nuk e ka ndryshuar narrativën e përcaktuar nga qeveria dhe eurodeputetët në këtë takim.

Në një protestë kombëtare, ku synimi është mosbindja civile, deputetët e PD-së kanë zgjedhur t’i binden agjendës diplomatike, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e një proteste për të cilën kanë kaq ditë që ftojnë qytetarët, ndërsa vetë zgjodhën të ulen në krah të Fatmir Xhafajt dhe Pandi Majkos për t’u ankuar para eurodeputetëve që erdhën sot në Tiranë bashkë me Fredi Belerin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular