BallinaAktualitetNë “duar” çështje shumë të rëndësishme, ja 10 emrat e kandidatëve për...

Në “duar” çështje shumë të rëndësishme, ja 10 emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

spot_img
spot_img

Kur Gjykata Kushtetuese është me 8 gjyqtarë dhe ka në shqyrtim çështje shumë të rëndësishme, si ajo e Sali Berisha, dhe pritet të dalë edhe ajo për “SKYECC”, Top Channel ka mësuar se cila është lista me 10 kandidatë që kanë shprehur interes për anëtar!

Gazetarja Anila Hoxha mëson se 10 kandidatët që kanë shprehur interes për Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Mes konkurrentëve Anila Hoxha ka mësuar se ka edhe ish-anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë, si dhe ish-anëtarë të këshillit të lartë gjyqësor, por gjithashtu edhe anëtarë të komisionit të vettingut.

Kuvendi ende nuk i ka bërë publik emrat, por gazetarja e Top Channel i ka mësuar nga burime shumë konfidenciale, dhe ata janë: Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ të cilës i mbaroi mandati, Alfred Balla, ish anëtar i KLP, Nurihan Meta (Seiti), ish-anëtare e KLP, Roland Ilia, anëtar i komisionit të vettingut, Irena Nino, Gentian Zyberi, Klodian Rado, gjyqtar i cili jeton në Kanada, Eris Hysi, Nertila Sadedini dhe Sinan Tafaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular