Me rikthimin e Mario Balotelit në Serinë A, tashmë me fanellën e Xhenoas, një ish-partnere e tij, Rafaela Fiko, rikthehet gjithashtu të flasë për sulmuesin dhe raportin miqësor që ka mbetur mes tyre.
“Është si të ishim motër dhe vëlla. Baloteli më tregon për zënkat që ka më të dashurën dhe më duhet të duroj shpërthimet e tij.
Për sa më përket mua në këtë aspekt, unë preferoj të mbaj gjithçka për vete”, deklaron modelja italiane.