Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u përplas nga një automjet rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.
Viktima Lushë Qokaj mësohet se ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës.
ADVERTISING
Shoferi i automjetit, ende i paidentifikuar, pasi përplasi 62-vjeçarin e “braktisi” në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, njofton policia.