Andrea Mano dhe Erjon Meka kanë marrë mandatet e deputetëve pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas.
Ata janë betuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend. Ish-kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano do të zëvendësojë në Kuvendin e Shqipërisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit dha vendimin për Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg, nën akuzën për “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”.
Ndërsa mandatin e Jurgis Çyrbjas i arrestuar për blerje votash dhe krim e ka marrë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.