BallinaPolitikeA do të ketë dialog me opozitën? Rama: Duhen dy për një...

A do të ketë dialog me opozitën? Rama: Duhen dy për një vallëzim! Jam dakord të ulemi në diskutime, por jo…

spot_img
spot_img

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur sot me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u ndal edhe tek situata dhe raporti me opozitën e vendi

I pyetur nëse do të ketë një dialog apo tryezë diskutimi me opozitën, Rama tha se ai është i gatshëm që të ulen, por sipas tij diskutimi duhet të jetë përmes gjuhës, dhe muskujve.

“Për dialogun unë jam dakord, por të vallëzosh duhen dy vetë, kush është për dialog sot? Është shumë e thjeshtë! Kush nuk është për dialog? Është shumë e thjeshtë.  Nuk kam me të dialogoj.

Kur ishim në opozitë problemi ishte që qeveria nuk pranonte të fliste me ne, ndërkohë që nga dita e parë dhe deri më sot dhe kur unë të jem në këtë detyrë, asnjëherë nuk do jetë problem qeveria për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar, por diskutim përmes gjuhës jo krahëve dhe muskujve”, deklaroi Rama.

Ndërkohë sa i përket rrugës së Shwipërisë drejt BE, ai tha: Ju e dini që konferenca e dytë ndërqeveritare u shty në kohë për shkak të një ngërçi politik me vëllezërit tanë në kufirin jugor dhe po ashtu duhet të keni dëgjuar që unë kam thënë se s’ka pikë rëndësie për ne për progresin, sepse ne do të bëjmë të njëjtën punë.

Ne kemi hapur grup kapitullin e parë dhe të tjerë në rajon janë në negociata prej disa vitesh, por Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që në fushën e PPP nuk ka piketa të ndërmjetme deri në anëtarësim, pra Shqipëria konsiderohet vendim më i avancuar në PPP. Fakt kokëfortë që shqiptarët nuk e mësojnë dot nga mediat, në raportin më tëri të Sigmës, Shqipëria sot renditet me diferencë në vendin e parë në rajon.

A do t’i hapim ne të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2027? Ne do bëjmë punën që kjo të ndodhë, mos harroni që nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE, te vendimmarrja për t’u ulur në tryezë, ka dhe një vendim tjetër që lidhet me vendimmarrjen politike që ne nuk e kemi në dorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular