BallinaPolitikeDash Shehi: Opozita t’u drejtohet qytetarëve për hallet e tyre, jo të...

Dash Shehi: Opozita t’u drejtohet qytetarëve për hallet e tyre, jo të vetat

spot_img
spot_img

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se mosbindja civile e opozitës nuk e ka qëndrueshmërinë e duhur pasi njerëzit shpërndahen pasi përfundon protesta.

Ai shprehet se protesta ke elementë pozitivë, siç është dalja në rrugë e qytetarëve, që tregon se në vend gjërat nuk po shkojnë mirë.

Megjithatë, shton Shehi, protesutesit nuk po shtohen dhe se nuk ka kauzë duke qenë se opozita nuk po e interpreton frymën e popullit

“Protesta më e rëndësishme është demonstrata e qytetarëve. Nëse mblidhen 30-40 mijë njerëz, qeveria ikën vetë sepse e sheh që nuk ka mbështetjen popullore. Protesta ka një element pozitiv, që ju kujton shqiptarëve se këtu punët nuk shkojnë mirë. Kjo është ana pozitive. Ndërsa ana negative është se protesta nuk ka konsistencën e duhur, sepse përfundon protesta e shpërndahen njerëzit. Protestuesit nuk po shtohen, lodhen dhe ata që vijnë, nëse nuk ka kauzë. Opozita duhet ta interpretojë frymën e popullit.

Opozita duhet t’u drejtohet qytetarëve për hallet e qytetarëve dhe jo për hallet e veta. Duhet që t’u drejtohet qytetarëve për pensionet, që të shkojnë së paku 300 mijë lekë të vjetra. Të rriten rrogat 20-30 përqind, që të ketë mundësi për kontribute për pensionistët. Rinia këtu ikën edhe për shkak të pasigurisë, sepse po vriten përditë, është mungesa e arsimit të duhur. Edhe korrupsioni është problem, sepse po vidhen shqiptarët”, tha Shehi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular