“Mbi flokët e tua”!/Poezi nga Halil Teodori

0
251

Mbi flokët e tua!!!

Mbi floket e tua gjethe bien

Ditë vjeshte në shkëlqimin e diellit

Butësia lozonjare e verës këndon me ty

Këngën melankolike të përjetimit

Një mallëngjim më ngërthen sakaq

E një plotëni më derdhet përbrenda

Heshtje përgjoj tek sa lodron

Me gjethet që fluturojnë gjithkah

Shikimin në horizon kam derdhur

Në gjoks një zog ndjej tek fluturon

Në buzë një këngë tek mërmëritet

Në sy një dritë shpërthen

Tej nën një pemë të veçuar

Në një stol stolisur kujtimesh dashurie

Një muzë për nën një shkulm dritë

Ka zënë vend e qiellin vështron

Lulet në mimozën e nuzëruar ngjajnë me fluturat

Me dehjen e qiellit mbush rreth e qark aroma

Mbi puthjet e tua fëshfërin

Gjëthet mbi fluturimin e flokëve ulen e rrijnë

Një e nga një i numërova gjendjet

Dhe gjethet i ndoqa me erën

Duke shetitur i prita i përcolla të gjithë

Me diellin ika edhe unë

Derdhem edhe unë në vërshimin e zhurmshëm

Hapat më nuk i ndjej

As veten time nuk e përcjell

Më zhaurimën e dritat që përflaken eci

Me kujtimet e ditës në shprehi

Me gjethen e rrëzuar në buzë

Me ëndjen dhe këngën në pëshpërimë

Kthehem, me zogjt, në strehëz

Nata ka penetruar gjithkah

Mes hapave që ikin dhe makinave që fugojnë

Qark pallateve e përbri dashnorësh

Duke lajmëruar mbarimin e ditës

Në këtë errësirë aromatike

Mimoza dredhur është në lulëzim

Endërr para pasqyrës

Kapur mbështjell dredhat e saj

Me hënën në panoramën që shoh

Nis të shfletoj kujtime të vjetra

Mbështetur mbi parvazin e dritares

Aty ku zogjt bubrrojnë e cicërijnë shpesh

Syt i shëtis nëpër mëndafshin e zi të natës

Si mbi kurmin e poroztë tëndin, e dashur

Mes vegimeve dhe dritash që nderen

Shëtis andjet e mija lozonjare

Ora sakaq ka vrapuar me vërtik

Heshtja është ndalur dhe përgjon

Me një “Natën e mirë” shkulem

E iki në ëndrra të ulem

No photo description available.

All reactions: