WIZZ AIR dhe AIRBUS do të nisin provën e karburantit të qëndrushëm të aviacionit përpara mandateve të BE-së

0
197

Wizz Air, e shpallur si kompania ajrore globale më e qëndrueshme në aspektin mjedisor nga CAPA Centre for Aviation[1], sot njofton se do të nisë operacionet duke përdorur Karburant të Qëndrueshëm të Aviacionit (SAF) në bashkëpunim me Airbus. Kjo e pozicionon Wizz Air në pararojë të përmbushjes së rregulloreve të ardhshme të BE-së për RefuelEU Aviation, të cilët do të hyjnë në fuqi në vitin 2025. Kjo iniciativë e përbashkët thekson qasjen proaktive të Wizz Air në drejtim të dekarbonizimit të udhëtimeve ajrore, në përputhje me objektivat e BE-së për Destination 2050.


Si pjesë e paketës Fit për 55 paketa të BE-së, rregullorja RefuelEU Aviation kërkon që furnizuesit e karburantit të aviacionit të sigurojnë që të gjithë karburantet e disponueshme në disa aeroporte të BE-së të përmbajnë një pjesë minimale të SAF, me përzierje që rriten me kalimin e kohës. Gjithashtu, do të kërkojë që linjat ajrore, të cilat operojnë në BE, të furnizohen me 90% të nevojave të tyre për karburant nga ato aeroporte. Me këtë projekt, Wizz Air po merr hapa për të integruar SAF në operacionet e saj, përveç shfrytëzimit të efikasitetit të karburantit të avionëve Airbus A321neo, duke testuar përputhshmërinë në kuadrin rregullator para afatit, dhe duke punuar për të kuptuar vetëdijen e pasagjerëve mbi SAF, si dhe politikat që lidhen me të.

Prova do të përfshijë fluturime në dy rrugë kryesore: Nga Barcelona drejt Budapestit (BCN-BUD) dhe nga Bruksel Charleroi drejt Budapestit (CRL-BUD), me SAF të furnizuar nga Cepsa dhe të shpërndarë nga World Fuel Services, një kompani e World Kinect, për çdo aeroport nisjeje respektivisht, dhe do të përfundojë deri në fund të vitit. Projekti do të realizohet duke përdorur metodën[2] e balancimit masiv. Wizz Air do të blejë deri në 16 ton metrikë SAF të pastër përmes një përzierjeje SAF deri në 5% në Aeroportin El Prat të Barcelonës, dhe deri në 18 ton metrikë SAF të pastër përmes një përzierjeje SAF deri në 10% në Aeroportin Charleroi të Brukselit.

Duke komentuar për këtë iniciativë, Yvonne Moynihan, Oficerja e Korporatave dhe ESG e Wizz Air, tha: “Ky bashkëpunim ndër-industrial me Airbus është një demonstrim i angazhimit të komunitetit të aviacionit për të reduktuar intensitetin e emetimeve. Është thelbësore që të gjithë aktorët në ekosistemin e aviacionit të luajnë rolin e tyre dhe të bashkojnë forcat për të arritur qëllimin e industrisë për zero emetime neto deri në vitin 2050. SAF është një lehtësues kyç, dhe për këtë arsye Wizz Air mbështet këtë politikë novatore të BE-së dhe për rrjedhojë ka bërë investime strategjike të rëndësishme në SAF. Si një linjë ajrore krenare e BE-së, e cila feston 20 vjet udhëtime transformuese këtë vit, ne jemi të përkushtuar për të reduktuar gjurmët tona të karbonit dhe për t`u bërë  shembull në udhëheqjen e industrisë, me objektivin tonë që 10% e fluturimeve tona të përdorin SAF deri në vitin 2030. Përmes këtij projekti, ne jo vetëm që po testojmë operacionet me SAF, por gjithashtu po mbledhim informacione nga pasagjerët tanë mbi ndërgjegjësimin e tyre për mënyrat e dekarbonizimit të aviacionit. Pasagjerët tanë të çmuar janë aktorë kryesorë në zinxhirin e vlerësimit, dhe mendimet e tyre do të luajnë një rol thelbësor në formësimin e nismave tona të ardhshme për qëndrueshmëri.”

Prova gjithashtu do të përfshijë një sondazh për pasagjerët e Wizz Air, duke i ftuar ata të japin mendimin e tyre mbi kuptimin dhe perceptimin e SAF dhe nismave të qëndrueshmërisë në aviacion. Sondazhi do t’u dërgohet klientëve të cilët janë abonuar në buletinin e Wizz Air dhe gjithashtu do të jetë i disponueshëm në këtë link. Rezultatet do të ndahen publikisht dhe do të theksojnë pritshmëritë e pasagjerëve, duke i mundësuar Wizz Air dhe industrisë në përgjithësi të forcojnë më tej përpjekjet për qëndrueshmëri.

Julie Kitcher, Oficerja Kryesore e Qëndrueshmërisë dhe Komunikimeve në Airbus, u shpreh: “Në Airbus, ne jemi të përkushtuar për të nxitur adoptimin e SAF si një element thelbësor të strategjisë sonë për dekarbonizim. Avionët efikasë ndaj karburantit dhe SAF do të ofrojnë pjesën më të madhe të reduktimeve të emetimeve që industria jonë duhet të arrijë deri në vitin 2050, prandaj puna e bashkuar – me partnerë si Wizz Air – për të integruar në mënyrë efikase SAF në operacionet e linjave ajrore është një hap kaq i rëndësishëm për t’u ndërmarrë sot. Ne gjithashtu mezi presim rezultatet e sondazhit të ardhshëm të pasagjerëve të Wizz Air. Kuptimi i mendimeve të pasagjerëve lidhur me dekarbonizimin mund të ndihmojë industrinë e aviacionit në adoptimin e SAF. Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me Wizz Air gjatë këtij testimi.”

Airbus do të mbështesë Wizz Air gjatë këtij testimi, duke ofruar udhëzime teknike dhe ekspertizë për të maksimizuar efikasitetin e integrimit të SAF në operacione. Duke përqafuar në mënyrë proaktive SAF dhe duke përgatitur terrenin për adoptimin e kuadrove rregullatore të reja, Wizz Air është e gatshme për të ofruar opsione më efikase në aspektin e karbonit për miliona pasagjerë evropianë.

Furnizuesit lokalë të karburantit për aviacion të Wizz Air vlerësojnë që bashkëpunime të tilla mund të sjellin vlerë për industrinë, duke i dhënë zë dhe besim  prodhuesëve, në mënyrë që të rrisin furnizimin dhe të përmbushin kërkesat e klientëve.

Duncan Storey, Zëvendës Presidenti i Lartë, për furnizim dhe zhvillim komercial për EMEA, World Fuel deklaroi: “Përputhja me kërkesat e ardhshme të RefuelEU Aviation është një moment i rëndësishëm në përpjekjet tona për të zgjeruar disponueshmërinë e karburanteve të qëndrueshme. Ne po mbështesim objektivat e Wizz Air duke ofruar një furnizim të qëndrueshëm me SAF në rrugët e tyre kryesore evropiane, duke shitur 18 ton metrikë SAF të pastër në një përzierje prej 10%. Që nga viti 2015, ne kemi punuar aktivisht për të rritur disponueshmërinë e karburanteve të aviacionit me më pak karbon në mbarë globin. Rrjeti ynë i furnizimit me SAF në Evropë përfshin disa lokacione kyçe si MB, Gjermania dhe Franca.”

Marta Cencillo, Drejtoresha e Aviacionit të Qëndrueshëm në Cepsa, shtoi: “Cepsa është e kënaqur që merr pjesë me Wizz Air në këtë iniciativë të rëndësishme, për të lëvizur drejt reduktimit efektiv të emetimeve përpara mandatit të RefuelEU. Si furnizues kryesor energjie për sektorin e aviacionit në Spanjë, ne jemi të përkushtuar për të punuar me klientët tanë për të dekarbonizuar biznesin e tyre, dhe SAF është një zgjidhje e menjëhershme për të ndihmuar në dekarbonizimin e fluturimeve, pa pasur nevojë për ndryshime në motorët e avionëve.”


[1] Sipas Çmimeve për Ekselencë të CAPA – Centre for Aviation për vitet 2022 dhe 2023.

[2] Shihni shënimet për redaktorët për detaje shtesë.