BallinaBotaVetëm 2 ditë larg zgjedhjeve presidenciale, njihuni me jetët e ndryshme të...

Vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve presidenciale, njihuni me jetët e ndryshme të Harris dhe Trump përpara se të kandidonin për të qenë në krye të SHBA-ve

spot_img
spot_img

Teksa amerikanët ndodhen vetëm 2 ditë larg nga zgjedhjet presidenciale dhe rrjeti është mbushur me foto nga podiumet politike të Kamala Harris dhe Donald Trump, media BBC ka publikuar pamje të dy kandidatëve nga rinia e tyre, duke sjellë kështu një këndvështrim tjetër për jetët e tyre.

Në foton e mëposhtme, shihen Harris dhe Trump, të dy në moshën 3-vjeçare.

donald trump kamala harris

Kamala Harris i kaloi vitet e saj të hershme në Oakland të Kalifornisë, ndërsa Donald Trump u rrit në lagjen e njohur Queens të Nju Jorkut.

Harris dhe motra e saj, Maya, u rriten nga nëna e tyre indiane, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese dhe aktiviste sociale e të drejtave themelore.

Nga ana tjetër, i ati i Trump, Fred Trump, ishte djali i emigrantëve gjermanë, ndërsa nëna e kandidatit për president, Anne MacLeod Trump, lindi në Skoci. Prindërit e regjistruan Donald Trump në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut që në moshën 13 vjeçare.

kamala harris donald trumo

Kandidatja demokrate kaloi 5 vite në shkollën e mesme në Montreal të Kanadasë, pasi nëna e saj nisi punë si mësuese në Universitetin McGill. Më pas, Harris u regjistrua në kolegjin universitar Howard në Uashington DC, e njohur për studentët me ngjyrë.

Nga ana tjetër, Trump i kaloi 5 vitet akademike në trajnim ushtarak, i cili sipas tij e ka ndihmuar në formimin e aftësive drejtuese.

kamala harris donald trump

Që në moshë të hershme, Harris mësoi nga nëna e saj rëndësinë e lëvizjeve për të drejtat civile, e cila mori pjesë në Marshin vjetor të Lirsë Martin Luther King Jr, në Uashington në vitin 2004.

kamala harris 2004

Kandidati republikan, pasi fitoi diplomën nga Shkolla Wharton e Universitetit të Pensilvanisë, u favorizua për të pasuar të atin në krye të biznesit të tyre familjar.

donald trump

Në vitin 2016, Harris nisi punë si Prokurore e Përgjithshme dhe përdori këtë moment të karrierës për të ngritur një garë të suksesshme për Senatin e SHBA po në këtë vit.

Kur Harris hyri në Kongres, Trump po hynte në Shtëpinë e Bardhë si President për herë të parë, pasi mposhti në zgjedhje Hillary Clinton.

donald trump shtepia e bardhe amerike

Fundi i presidencës së Trump dhe fillimi i mandatit të Biden me pasuese Harris, u shoqërua nga Covid-19, bllokimi i njerëzve në shtëpi, maska në fytyrë dhe trazirat civile pas vrasjes së George Floyd, një person me ngjyrë, në Minneapolis nga policia.

george floyd
donald trump kamala harris covid19

Mes diskutimeve të abortit, Kamala Harris u bë simbol i Partisë së Demokratëve në vitin 2022, pasi ajo u shpreh pro zgjedhjes. “Zëri” i saj për këtë situatë erdhi pasi në vitin 2022, Gjykata e Lartë në SHBA i dha fund të drejtës kushtetuese për abortin, një vendim i cili u bë një temë e gjerë në rrjete.

aborti amerike 2022

Harris hyri në garën presidenciale të vitit 2024 relativisht vonë në proces, duke zëvendësuar Joe Biden që u tërhoq.

Kamala Harris joe biden

Ajo bëri histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatiko-amerikane që drejtoi biletën presidenciale të një partie të madhe dhe vazhdoi të mbajë një fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, Illinois.

Në të njëjtat zgjedhje, Donald Trump fitoi gjithashtu shumë popullaritet pasi u bë shënjestër i një atentati në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Winsconsin, ku një plumb kapi veshin e tij përgjatë fushatës.

donald trump veshi i fashuar republikanet (3)

Kështu, shohim se dy kandidatët kanë pasur jetë shumë të ndryshme, ku Harris i është imponuar që në rini për të luftuar për të drejtat e saj e të komunitetit amerikan, teksa ka pasur dhe shpërngulje për shkak të punës së prindit. Nga ana tjetër kemi Donald Trump i cili e ka kaluar jetën e tij në një nga lagjet më të njohura të Nju Jorkut, por që gjithashtu e ka pasur “më të lehtë” të dalë në jetë për shkak të biznesit familjar e të atit, duke nisur kështu rrugëtimin e tij të gjatë e të larmishëm në biznes.

Kamala Harris Donald Trump
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular