Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan. Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.