Hetimet për 21 Janarin/ A do paraqitet për dëshmi në SPAK Bamir Topi? Ja si përgjigjet ish-Presidenti

0
137

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi komentoi në News24 hetimin e SPAK për 21 janarin.

Topi tha se ende nuk ka një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme që t’i kërkojë atij dëshmi lidhur me zhvillimet tragjike të asaj dite, por tha se do t’i përgjigjet në çdo moment.

Topi tha gjithashtu se prokurorët e dinë se kush janë zyrtarët dhe ish-zyrtarët që duhet të merren në pyetje për atë ngjarje. Ai theksoi gjithashtu se të vërtetat e tij i ka shprehur edhe në librin autobiografik, “Nocturn”.

Ajo ditë, e mbyllur me vrasjen e 4 protestuesve të opozitës nga të shtënat e Gardës së Republikës larg perimetrit të Kryeministrisë, për ish-kreun e shtetit është një moment traumatik në historinë e Shqipërisë.