BallinaKronikePlagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar pasi nuk pranonte të shkonte...

Plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar pasi nuk pranonte të shkonte në shkollë, gjykata merr vendimin për babain

spot_img
spot_img

Lihet në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.

Duhet të kujtojmë se nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës.

Sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.

“Unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”, tregoi babai.

Plaga që mori 15 vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular