BallinaEkonomi“Financim bypass-it të Elbasanit” - Ministri i Financave e liston te projektet...

“Financim bypass-it të Elbasanit” – Ministri i Financave e liston te projektet rrugore që do marrin para’ vitin që vjen

Projektbuxheti 2025 nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, por teksa prezantoi buxhetin për ndërtimin e rrugëve, ministri Petri Malaj përmendi edhe këtë segment, si një nga projektet e financuar për vitin që vjen.

Bypass-i Elbasanit është një aks i rëndësishëm, në drejtim të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, pasi lidh 2 arteriet e korridorit VIII që aktualisht janë në ndërtim apo tenderim, nga Lekaj në drejtim të Qafë Thanës e anasjelltas.

Gjithashtu, ndërtimi i tij parashikohet të ulë ndjeshëm trafikun që krijohet nga Tirana për në Elbasan apo në drejtimin e kundërt.

Sipas tabelave shoqëruese të projektbuxhetit kosto për ndërtimin e tij është 22.3 mld lekë, ndërsa është listuar te projektet me financim të huaj, por pa specifikuar burimin e financimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular